Nis punën komisioni për kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve
09 janar 2023
| 12:36
Ka nisur punën komisioni për kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve për vitin 2023.
Anëtarë të komisionit janë nënpresidentët Gazmend Maxhuni e Eugen Saraqini dhe anëtarët e BE, Vjollca Krasniqi, Bujar Turjaka e Agron Mala.
I pranishëm në mbledhje të komisionit ishte edhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, dhe anëtarë të stafit, të cilët po e ndihmojnë procesin.
Rreth 40 federata kanë aplikuar për t’u kategorizuar.
Është ky viti i gjashtë që KOK-u bënë kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve.