Nis raundi i ri i bisedimeve për paqe në Siri
Në Astana të Kazakistanit ka nisur raundi i nëntë i bisedimeve për paqe në Siri, bisedime këto që sponsorizohen nga Irani, Rusia dhe Turqia.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kazake, Anuar Zhainaqov, u ka thënë gazetarëve se i dërguar i posaçëm i OKB-së për Siri, Staffan de Ministura, pritet t’u bashkohet bisedimeve më vonë gjatë ditës së sotme, ndërkaq delegacioni i opozitës së armatosur siriane pritet të arrijë në Astana më 15 maj, raporton “Rel”.
Ai theksuar se Shtetet e Bashkuara nuk do të marrin pjesë në këtë raund bisedimesh.
Në të kaluarën ShBA-ja ka dërguar delegacione në bisedimet në kryeqytetin kazak.
Përveç bisedimeve në Astana, negociatat që sponsorizohen nga Kombet e Bashkuara janë mbajtur në Gjenevë, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje politike me qëllim që t’i jepet fund luftës civile shtatëvjeçare siriane.
Rusia dhe Irani mbështesin Qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad, ndërsa Turqia dhe Shtetet e Bashkuara, mbështesin grupe të ndryshme rebele.
Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre që prej se nisi konflikti në mars të vitit 2011.