Nis realizimi i projektit rrugor në fshatrat e bashkësisë lokale të Runikut
Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka marrë pjesë në nisjen e realizimit të projektit për asfaltimin e rrugës nga qendra e Runikut deri në fshatin Syriganë.
Jashari ka thënë se projekt përfshinë asfaltimin e mbi 14 kilometrave rrugë në këtë pjesë të Skenderajt.
“Festë për banorët e fshatrave të bashkësisë lokale të Runikut, ku nisi realizimi i projektit për asfaltimin e rrugës 3.5 kilometra, nga qendra e Runikut deri në Syriganë, projekt ky që përfshinë gjithashtu asfaltimin e gjithsej 14 kilometrave e 373 metra tjerë të segmenteve nëpër fshatrat e kësaj ane. Duke përgëzuar banorët për fillim të mbarë të këtyre projekteve, kërkoj publikisht nga secili prej tyre që të japin ndihmën e nevojshme të mbikëqyrjes së punimeve”, ka deklaruar Jashari.
/Epoka e re/