Nis regjistrimi i fëmijëve në çerdhen “11 Marsi” në Prizren
Komuna e Prizrenit ka bërë me dije se nga e mërkura ka filluar regjistrimi i fëmijëve në çerdhen e parë publike në lagjen “11 Marsi” pranë shkollës fillore “Lekë Dukagjini” në këtë komunë.
Sipas kësaj komune, në këtë çerdhe do të regjistrohen 160 fëmijë të moshës nga 3 deri në 6 vjet. “Numri i fëmijëve, të cilët mund të regjistrohen në kopsht është gjithsej 160 (120 fëmijë në gjuhën shqipe, 20 në gjuhën boshnjake dhe 20 në gjuhën turke). Kopshti ka staf profesional, të përgatitur për ofrimin e gjitha shërbimeve edukative, kognitive (njohëse), emocionale dhe shëndetësore (edukatoret e kualifikuara, pedagogun, psikologun dhe mjekun). Raporti edukatore-fëmijë është 2:22. Qëndrimi i fëmijëve në kopsht është tërë ditor. Regjistrimi i fëmijëve bëhet çdo ditë pune nga ora 10:00-15:00 në objektin e çerdhes në lagjen ‘11 Marsi’. Afati i fundit për regjistrim është data 20 gusht 2020”, ka njoftuar komuna e Prizrenit. /Epoka e re/