Nis rekonstruktimi i kompleksit “Qafa” në Prishtinë
Kanë nisur punimet për rekonstruktimin e hapësirës të kompleksit “Qafa” në kryeqytet, vlera e të cilës është 1 milion euro.
Nga afër punimet i ka inspektuar kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se ka nisur një ndër projektet të mëdha në këtë komunë.
Ai ka thënë se ky projekt do t’ia shtojë gjallërinë kryeqytetit. Sipas tij, ky projekt i cili pritet të përfundojë për 12 muaj parasheh rehabilitim të trotuareve, shtim të gjelbërimit, kënd të lojërave për fëmijë, një fushë sportive për basketboll.
Ndërsa projektuesja e projektit për rehabilitim të kompleksit “Qafa”, Yllka Kosumi është shprehur e lumtur që ka nisur projekti i saj të jetësohet derisa ka kërkuar që punimet të zhvillohen në kohën e paraparë dhe ashtu siç duhet.
/Epoka e re/