Nis renovimi i objektit të Qendrës së Mjekësisë Urgjente në Prishtinë
04 shkurt 2020
| 16:15
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se në Qendrën e Mjekësisë Urgjente kanë filluar punimet për renovimin e tërësishëm të objektit dhe infrastrukturës përcjellëse.
Për këtë arsye, kjo komunë ka treguar se ekipet e kësaj qendre janë rilokuar për të vazhduar punën dhe shërbimin ndaj qytetarëve.
“Drejtoria dhe administrata janë vendosur në Qendrën e Mjekësisë Familjare 5, ndërsa ekipet e mjekëve të mjekësisë urgjente janë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare 4, 5 dhe 11. Numri i thirrjes për rastet emergjente mbetet i njëjti, 194”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.
/Epoka e re/