
Nis renovimi i Qendrës Historike në Prishtinë
05 tetor 2018
| 14:31
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka filluar punimet në renovimin e shtëpisë së familjes Safqi në Qendrën Historike afër Tregut të Gejlbër.
“Kanë filluar punimet për renovimin e shtëpisë së familjes Safqi, në Qendrën Historike, afër Tregut të Gjelbër. Kjo shtëpi është në listën e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore, dhe është një nga shtëpitë e rralla tipike të fundshekullit XIX që ruan një pjesë të tipareve të banimit urban të periudhës otomane”, është bërë me dije në njoftimin e Komunës së Prishtinës.