Nis renovimi i Klinikës së Emergjencës në QKUK (Foto)
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se ka nisur renovimi i Klinikës së Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Ismaili ka thënë se shumë shpejtë kjo klinikë do të transformohet në një vend të denjë për ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
“Klinika e Emergjencës në QKUK është një ndër klinikat më të ngarkuara gjatë ditës. Qindra qytetarë tanë nga i gjithë vendi kërkojnë ndihmë mjekësore për problemet e tyre aty. Megjithatë, ka kohë që kjo klinikë është në gjendje jo të mirë dhe nuk ka pasur asnjë investim në të. Ditë më parë ne kemi nisur rinovimin dhe blerjen e pajisjeve të shumta që kanë munguar në këtë klinikë. Shumë shpejt kjo klinikë do të transformohet në një vend më të denjë për ofrimin e shërbimeve për qytetarët tanë”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/