Nis rikonstruktimi i rrugës në Varosh të Ferizajt (Foto)
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka bërë me dije se kanë filluar punimet në rikonstruktimin e rrugës në Varosh të Ferizajt.
Ai ka thënë se kjo rrugë, buxhetit të kësaj ministrie do t’i kushtojë 2.6 milionë euro
“Sot filluan punimet në rikonstruktimin e rrugës në Varosh të Ferizajt, një investim i Ministrisë së Infrastrukturës në vlerë prej 2.6 milionë euro. Kjo rrugë lidhë fshatrat, Varosh-Gërlicë të Komunës së Ferizajt me atë të Vitisë, pra mbi të gjitha lidhë qytetarët e këtij rajoni. Këto janë investime të bazuara në bashkëqeverisje me komunat, deputetët e mbi të gjitha me qytetarët e vendit”, ka shkuar Lekaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka thënë se shumë shpejt do të ketë edhe investime të tjera në këtë komunë.
“Nuk do të ndalemi këtu, së shpejti do të kemi zhvillime të reja infrastrukturore edhe për fshatrat, Talinoc i Muhaxherëve, Papaz, Sazli, Gërlicë, që do të lidhen me autostradën ‘Arbën Xhaferi’. Kjo është një tjetër dëshmi, për të gjithë skeptikët, se jemi në rrugë të mbarë për të përmbyllur njëherë, e mirë brenda mandatit tonë katër vjeçar, historinë me infrastrukturën rrugore në Kosovë”, ka shkruar Lekaj.
/Epoka e re/