Nis rinovimi i 12 ndërtesave publike, projekti kushton 2.3 milionë euro
16 prill 2018
| 10:55
Në kuadër të projektit për efiçiencë të energjisë dhe energji të ripërtërishme, do të rinovohen 12 ndërtesa publike. Ky projekt do të kushtojë 2.3 milionë euro.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se ndër prioritetet kryesore që është caktuar në ministrinë që drejton, është efiçienca e energjisë dhe energjia e ripërtërishme.
Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka deklaruar se efiçienca e energjisë dhe energjia e ripërtërishme janë sektorë në të cilët duhet që të ketë investime.
Në anën tjetër, shefi i Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanneli, ka thënë se ky është projekt do të sigurojë jetë më të shëndetshme për qytetarët dhe do të mundësojë kursim të energjisë.