Nis rregullimi i dy rrugëve në Dragobil dhe Banjë të Malishevës

21 mars 2021 | 13:24

Në kuadër të ndërtimit të rrugëve dhe realizimit të investimeve kapitale në Komunën e Malishevës, këto ditë ka filluar rregullimi i dy rrugëve, njëra në Dragobil dhe tjetra në Banjë, rrugë të cilat kanë rëndësi të madhe për lagjet përkatëse.

Punimet në këto rrugë i ka parë nga afër edhe nënkryetar i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është njoftuar nga afër me ecurinë e punimeve si dhe është takuar edhe me banorë të këtyre lagjeve.

“Ne jemi duke u munduar që t’i realizojmë nevojat e qytetarëve për  infrastrukturën në përgjithësi, e në veçanti për rrugët, pasi kjo është jetike për banorët”, ka thënë Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Los Angeles Lakers vijon të shfaqet me luhatje dhe tashmë…