Nis rregullimi i gypit të kanalizimit në aksin rrugor Prishtinë-Gjilan
02 tetor 2018
| 13:59
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka treguar se tashmë ka filluar intervenimi në gypin e kanalizimit i cili për vite të tëra ka përbërë rrezik për qytetarët në këtë pjesë të aksit rrugor Prishtinë-Gjilan.
Ai ka thënë se komuna është duke bërë çdo ditë punë konkrete për përmirësimin e jetës së qytetarëve.
“Në Hajvali po intervenohet në gypin e kanalizimit i cili për vite të tëra përbënte rrezik për qytetarët në këtë pjesë të aksit rrugor Prishtinë-Gjilan. Çdo ditë, punë konkrete për përmirësimin e jetës së qytetarëve”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/