Nis rregullimi i kanalit për shkarkimin e ujërave atmosferikë

30 tetor 2018 | 13:57

Kryetari i Komunës së Therandës, Bali Muharremaj, ka marrë pjesë në fillimin e punimeve për rregullimin e kanalit për shkarkimin e ujërave atmosferikë te rruga e Reqanit.

Me këtë rast, Muharremaj ka kërkuar angazhim maksimal për rregullimin e këtij kanali. “Po bëhet rregullimi i kanalit për shkarkimin e ujerave atmosferik nga Rruga ‘Xhavit Syla’ (Rruga e Reqanit) në Lumin ‘Toplluha’. Duhet të angazhohemi sistematikisht në rregullimin e punimeve të mbetura, ngase zgjidhja e problemeve për këtë zonë ekziston tash e sa kohë. Unë do të jem në teren, i gatshëm për përkrahje kudo ku ka vullnet për punë”, ka thënë Muharremaj.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, nënkryetari Nuredin Lushtaku…