Nis rregullimi i rrugëve në fshatin Jezerc të Ferizajt

07 shtator 2020 | 10:40

Komuna e Ferizajt ka bërë me dije se projektet infrastrukturore në këtë komunë janë duke u realizuar me intensitet të shtuar. Në këtë kontekst, kjo komunë ka theksuar se fshati më i madh në territorin e Ferizajt, Jezerci është shndërruar në kantier punimesh në rregullimin e infrastrukturës rrugore. “Ka nisur realizimi i projektit për asfaltimin e 31 kilometrave rrugë në zonën turistike të Jezercit që, përveç ndikimit ekonomiko-turistik për Ferizajn, ka edhe rëndësinë historike dhe vlerat natyrore që përfaqëson”, ka njoftuar Komuna e Ferizajt.

Për t’i parë nga afër punimet në këtë projekt, ka dalë në terren kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, bashkë me drejtorë të drejtorive komunale. Ai ka thënë se me realizimin e këtij projekti kompletohet infrastruktura rrugore në këtë fshat.

“Qeverisjet që ne kemi udhëhequr vazhdueshëm kanë qenë të kujdesshme për një vend kaq të rëndësishëm dhe me kaq histori siç është fshati Jezerc. Edhe në periudha kur ne kemi qeverisur janë bërë investime shumë të rëndësishmë dhe ju e dini që tashmë janë përfunduar dy akse rrugore tepër të rëndësishme, njëra prej tyre madje e lidh edhe Komunën e Ferizajt me Komunën e Therandës përmes këtij aksi, por tashmë ky projekt e shton vlerën e Jezercit sepse praktikisht bashkon këto dy akse rrugore dhe përfshinë të gjitha rrugët që e kanë pjesë në territorin e fshatit Jezerc. Dihet se fshati Jezerc edhe me territor është fshati më i madh në Komunën e Ferizajt. Jemi shumë të lumtur, shumë të kënaqur që po e fillojmë këtë projekt tepër të rëndësishëm për Jezercin”, ka thënë Aliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata Humanitare “Al Hidaya” dhe “Dora e djathtë” kanë dhuruar…