Nis rregullimi i kanalizimit në rrugët “Meto Bajraktari” dhe “Çajupi”
14 maj 2018
| 16:21
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se sot kanë filluar rregullimin e kanalizimit fekal dhe atij atmosferik në rrugët “Meto Bajraktari” dhe “Çajupi”.
“Presim që brenda qershorit të përfundojnë punimet në këtë pjesë, për të vazhduar të njëjtat (plus ujësjellësi) në rrugët ‘Andrea Gropa’ dhe ‘Bedri Pejani’”, ka thënë Ahmeti.
/Epoka e re/