Nis rrënimi i stadiumit, reagon KF Rahoveci

20 maj 2024 | 15:00

Komuna e Rahovecit ka vendosur që ta rrënojë stadiumit e qytetit në Rahovec “Jahja Danuza”, dhe në vendin e tij ta ndërtojë sheshin qendror të këtij qytetit.

Rrënimi i stadiumit nga punëkryerësi i kontraktuar ka nisur të hënën, andaj KF Rahoveci ka reaguar me anë të një komunikate për medie duke shprehur shqetësimin se nga sot e tutje as gjeneratat e reja nuk kanë ku t’i zhvillojnë stërvitjet.

“Ne si klub kishim një marrëveshje paraprake me Komunën e Rahovecit të cilët na kishin premtuar dhe janë zotuar që stadiumi i qytetit nuk do të rrënohet pa u krijuar një alternativ tjetër për të zhvilluar garat dhe për të stërvitur, ne në vazhdimësi kemi komunikuar me DKRS-në të cilët janë të njoftuar mirë me kërkesat tona elementare për të na mundësuar kushte optimale për të zhvilluar gara dhe për tu stërvitur. Realisht komuna na ka mirëkuptuar dhe priti përfundimin e kampionatit që ne ta përfundojmë në shtëpinë tonë, por që tani brenga jonë është shkolla e futbollit ku janë të anëtarësuar qindra fëmijë e që fatkeqësisht nga sot nuk kanë ku të stërviten përderisa nuk përfundojnë punimet në qendrën e re sportive! Lutemi dhe urojmë në një zgjidhje sa më të shpejtë ti bëhet shqetësimeve tona”, thuhet në reagimin e KF Rahoveci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas të reshurave të shiut që kanë ndodhur të dielën…