Nis rrënimi i shtëpive në Hade
25 prill 2018
| 12:20
Në fshatin Hade të komunës së Kastriotit ka nisur aksioni për rrënimin e shtëpive.
Ky aksion ka nisur nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), komunës së Obiliqit dhe Policisë së Kosovës.
Rrënimi i shtëpive në Hade është duke u bërë me vendim të Qeverisë së Kosovës, pas shpronësimit të pronave në këtë fshat në mënyrë që të sigurohet energji elektrike.