Nis rundi i tretë i bisedimeve Ukrainë-Rusi, vendtakimi mbahet sekret
07 mars 2022
| 16:40
Në Bjellorusi ka nisur rundi i tretë i bisedimeve ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, njofton agjencia shtetërore e medieve “Rusia 24”, shkruan “CNN”.
Vendndodhja e këtij takimi nuk është bërë me dije.
Rundi i parë i bisedimeve është mbajtur më 28 shkurt, ndërsa ai i dyti më 3 mars, në Bjellorusi.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov dhe ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba do të takohen të enjten në Antalia, Turqi, sipas ministrisë së Jashtme ruse. Kjo ende nuk është konfirmuar nga Ministria e Jashtme e Ukrainës.