Nis samiti virtual i Parisit ku merr pjesë kryeministri Hoti
10 korrik 2020
| 11:07
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti po merr pjesë në konferencën virtuale, që është paraparë të nis në orën 10:30 në kuadër të Samitit të Parisit, organizuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Në këtë video-konferencë, Bashkimi Evropian përfaqësohet nga Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme, kurse pala serbe nga presidenti Aleksandër Vuçiq.