Nis seanca e jashtëzakonshme, Konjufca ironizon me opozitën

09 shkurt 2022 | 11:36

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme parlamentare për shtrenjtimin e rrymës.

Me këtë rast, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka ironizuar me opozitën për shpejtuesin e thirrjes se kësaj seance.

“Sot 40 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme. Kërkesa është dorëzuar vetëm para një ore dhe kurrë s’ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës që seanca të caktohet aty për aty. Mirëpo, meqë kam shumë respekt për opozitën po e bëjmë përjashtimin”, ka thënë ai.

Sipas tij, opozita e ka befasuar vetveten.

“Së paku do të ishte mirë ata që e kanë thirrë me ardhë. Po më doket opozita qaq e shpejtë u kon befasinë vetvetes ja ka bo”, ka deklaruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KESCO ka pranuar vendimin e ZRRE-së për tarifat e reja…