Nis seanca gjyqësore ndaj Kadri Veselit në Gjykatën Speciale
10 nëntor 2020
| 15:16
Ka nisur seanca e parë gjyqësore nga Gjykatën Speciale kundër njërit prej themeluesve të UÇK-së, Kadri Veseli.
Veseli është duke u akuzuar nga gjykata Speciale për krime luftë gjatë luftës së fundit.
Përpos Veselit, nga Gjykata Speciale janë duke u akuzuar edhe Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Kujtojmë se dje Thaçi dhe Krasniqi kanë mohuar të gjitha akuzat me të cilat ngarkohen nga Prokuroria e Gjykatës Speciale.