Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës
26 dhjetor 2019
| 15:14
Ka nisur punimet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Në këtë seancë do të bëhet betimi i deputetëve të legjislaturës së shtatë.
Kjo seancë mbahet pa marrëveshje në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së për ndarjen e përgjegjësisë për bashkëqeverisje.
Pas betimit të deputetëve, në rend ditë është zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe të Kryesisë, por nuk dihet se si do të rrjedhin gjerat.
Kjo seancë drejtohet nga deputeti më i vjetër i Kuvendit, Jahja Koka dhe deputetja më e re, Fjolla Ujkani. Të dy deputetët që do ta drejtojnë seancën konstituive janë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.