![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/06/hoti-në-kuvend.jpg)
Nis seanca ku pritet të miratohet buxheti i rishikuar për vitin 2020
13 korrik 2020
| 14:30
Ka nisur të mbahet vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin për vitin 2020.
Kujtojmë se sot gjatë ditës, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se është tepër e rëndësishme që Kuvendi ta miratojë buxhetin e rishikuar për 2020, si dhe të ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare për grante dhe kredi.
“Kjo na hap rrugë për të vazhduar me pagesën e masave të mëhershme për të papunë dhe biznese, si dhe për të nisur zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike. Fondi për rimëkëmbje ekonomike prej 385 milionë euro është pjesë e këtij buxheti”, ka shkruar Hoti.