Nis seanca me ‘Bareshën’ e Nexhmije Pagarushës
13 shkurt 2020
| 10:34
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka nisur mbajtjen e seancës së parë pas konstituimit të Kuvendit dhe Qeverisë.
Seanca ka nisur inën kryesimin e kryeparlamentares së re, Vjosa Osmani, me një shfaqje të këngës “Baresha” nga Nexhmije Pagarusha, në nderim të këngëtares e cila ndërroi jetë javën që lamë pas.
Kjo seancë ka vetëm një pikë të rendit të ditës.
Këtu pritet të shqyrtohet propozim-vendimi për formimin e komisioneve parlamentare.
Në sallë janë të pranishëm 97 deputetë.