Nis seanca ndaj Gucatit e Haradinajt (video)
18 maj 2022
| 10:19
Ka nisur seanca gjyqësore ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt në Hagë.
Në këtë seancë do të merret vendimi për fajësinë apo pafajësinë e Gucatit dhe Haradinajt.
Gucati dhe Haradinaj akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka propozuar që Gucati dhe Haradinaj të dënohen me nga gjashtë vjet burgim.