Nis seanca ndaj Mustafës, sot dëshmon personi i tretë
04 tetor 2021
| 11:51
Sot në Gjykatën Speciale në Hagë po mbahet seanca e radhës ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.
Mustafa është duke përcjellë seancën përmes video-lidhjes, derisa sot po dëgjohet dëshmitari i tretë.
Dëshmitarët e ZPS-së kanë filluar të dëshmojnë në këtë rast nga data 20 shtator.
Gjykimi filloi më 15 shtator 2021 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar dhe të përfaqësueses së viktimave.