Nis seanca ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit në Hagë (Live)

16 shkurt 2021 | 11:56

Ka filluar konferenca e radhës mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, e paraparë me rregullën e Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara.

Kjo është seanca e tretë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj ish krerëve të UÇK-së.

Ndryshe, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi ishin arrestuar dhe dërguar në Hagë në fillim të muajit nëntor. Aktakuza ndaj tyre është e përpiluar në 236 faqe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arminia Bielefeld vuri jo pak në vështirësi Bayern Munchen mbrëmjen…