Nis seanca në Këshillin e Sigurimit rreth raportit të UNMIK-ut, Kosova përfaqësohet nga Osmani
22 prill 2024
| 16:24
Ka nisur mbledhja e Këshillit të Sigurimit i Kombeve të Bashkuara për Kosovën.
Në këtë mbledhje do të shpalohet raporti i UNMIK-ut për gjashtë muajt e fundit rreth asaj që sipas tyre pretendohet të jetë “situata në Kosovë”.
Pjesëmarrëse në këtë seancë është presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili merr pjesë në këtë seancë, ditë më parë është ankuar për raportin e UNMIK-ut, për të cilën ka thënë se “nuk reflekton gjendjen në terren”.