Fillon procesi i votimit për presidentin e vendit
Ka filluar procesi i votimit për presidentin e vendit.
Në Kuvend aktualisht janë 82 deputetë nga LV, LDK, PDK, AAK dhe pakicat.
Në seancën për zgjedhjen e presidentit, 82 deputetë
Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca e jashtëzakonshme, ku pritet të votohet për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Të pranishëm në sallë janë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të komuniteteve joserbe. Ndërkaq, deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Listës Serbe, po i bojkotojnë punimet e kësaj seance.
Të pranishëm në sallë janë 84 deputetë.
Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e presidentit është Vjosa Osmani, e cila në këtë garë, për kundërkandidat do të ketë Nasuf Bejtën.
Para nisjes së seancës, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se beson se e kanë kuorumin e nevojshëm prej 80 deputetësh për zgjedhjen e presidentit.
“Unë besoj që do të jenë 80 deputetë që do të votojnë dhe që do të kemi mundësinë që sot të kemi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin”, tha Kusari-Lila.