Nis seanca, Salih Mustafa i pari që del para gjykatësve të Speciales në Hagë
28 shtator 2020
| 15:24
Ka filluar seanca gjyqësore e ish-ushtarit të UÇK-së, Salih Mustafës para gjyqtarit të Procedurës paraprake në Hagë.
Mustafa është arrestuar ditë më parë nga pjesëtarë të EULEX-it derisa është i pari person i akuzuar që është paraqitur para gjyqtarit të procedurës paraprake.
Gjykata Speciale ka bërë publike në version të redaktuar aktakuzën për Salih Mustafën. Pos krimeve të tjera, ish pjesëtari të UÇK-së, i vihet në barrë edhe akuza për vrasje.
Zyra e Prokurorit të Specializuar, pretendon se këto krime kanë ndodhur në fshatin Zllash, gjatë vitit 1999.
Ditë më parë pjesëtarë të EULEX-it kanë arrestuar në Prishtinë edhe udhëheqësit e organizatës së veteranëve, kryetarin e OVL-UÇK-së, Hysni Gucatin dhe nënkryetarin Nasim Haradinaj.