![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/11/skenderaj-8.jpg)
Nis shenjëzimi i parkingjeve në Skenderaj
16 nëntor 2022
| 14:05
Pas përfundimit të shenjëzimit të hapësirave për parking për banorët rezidentë të objekteve banesore në rrugën “Fehmi e Xhevë Lladrovci” në Skenderaj, ka nisur shenjëzimi tjetër i parkingjeve edhe për banorët e ndërtesës në rrugën “Ahmet Delia”, afër sheshit “Adem Jashari”.
Me këtë rast, kompania e kontraktuar nën mbikëqyrje të inspektorëve nga Drejtoria e Inspekcionit, ka përfunduar procesin e shenjëzimit, duke i hapë rrugë kështu procesit të aplikimit për parking, nga ana e banorëve rezidentë.
Hapësirë parkingu e dedikuar për banorët rezidentë të objekteve banesore në qytet, ka qenë premtim i qeverisjes Nura, gjatë fushatës parazgjedhore, i cili tashmë veçse po përmbushet.