![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/07/insulina.png)
Nis shpërndarja e insulinave në QKMF-të e Kosovës
16 korrik 2021
| 16:10
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se tashmë kanë përfunduar të gjitha procedurat për furnizimin e insulinave, dhe se nga e premtja dhe ditëve në vijim do të vazhdojë shpërndarja e insulinave për pacientët me diabet nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).
“Nis shpërndarja e insulinave në qendrat kryesore të mjekësisë familjare të Kosovës. Njoftohen të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se pas hapjes së rrugëve ligjore, Ministria e Shëndetësisë ka përfunduar të gjitha procedurat për furnizimin e insulinave, dhe se nga sot dhe ditëve në vijim do të vazhdoj shpërndarja e insulinave për pacientët me diabet nëpër qendrat kryesore te mjekësisë familjare”, ka njoftuar MSh-ja.