Nis spektakli i hënës së ‘përgjakur’ (LIVE)
27 korrik 2018
| 22:20
Ishte paralajmëruar se sonte do të ndodhte eklipsi më i gjatë hënor i shekullit të XXI. Dhe vetëm pak minuta më parë spektakli i shumë pritur ka nisur.
Spektakli është i dukshëm pothuajse kudo në botë, me përjashtim të Amerikës së Veriut.
Eklipsi filloi gjatë kohës kur Hëna u ngrit mbi Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropën.
Në Shqipëri, eklipsi do të duket i plotë nga ora 21:30 deri në 23:13.
Për të gjithë ata që janë të interesuar, ekspertët shprehen se ky eklips mund të shikohet me sy të lirë, pa qenë nevoja të përdorni syze speciale.