Nis takimi Basha-Hoti
20 korrik 2020
| 11:38
Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, është duke qëndruar në vizitë zyrtare dyditore në Kosovë.
Takimin e parë në Kosovë, Basha është duke e zhvilluar në Qeverinë e Kosovës me kryeministrin Avdullah Hoti.
Pas takimit, Basha dhe Hoti do të flasin në konferencë për medie.
Gjatë ditës, Basha do të takohet me presidentin Thaçi, kryeparlamentaren Osmani dhe me liderë të tjerë në vend. /Epoka e re/