Nis takimi Blinken-Osmani dhe Kurti

26 korrik 2022 | 23:22

Ka nisur takimi ndërmjet sekretarit amerikan Antony Blinken me  presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Ky është takimi i parë i përbashkët i këtij formati në Departamentin e Shtetit, në Uashington D.C.

Sipas agjendës takimi pritet të përfundojë brenda një ore dhe pas takimit do të ketë një prononcim për media.

Ndërkohë, të mërkurën, krerët e shtetit do të marrin pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Programit Kompakt me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit-MMC.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani kanë udhëtuar drejt…