Nis takimi i drejtuesve të LDK-së me gazetarë dhe opinionistë

05 korrik 2023 | 11:53

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka nisur takimet e paralajmëruara “për kapërcimin e izolimit dhe krizës”, pas sanksionimit të Kosovës nga Bashkimi Evropian dhe përkeqësimit të raporteve të qeverisë së Kosovës me qeverinë amerikane.

“Plani” i LDK-së për të dalë nga kriza ka nisur me një takim me gazetarë dhe analistë që po mbahet në një nga hotelet e Prishtinës.

Takimi i dytë pritet të mbahet me organizata të shoqërisë civile, i treti me profesorë universitarë e ish-diplomatë dhe i katërti me biznese nga sektori privat në vend.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ferrari arriti dy vende të dyta fundjavën e kaluar në…