Nis takimi i ekipit negociator me ambasadorët e vendeve të Quintit
27 dhjetor 2018
| 10:54
Ka nisur takimi i radhës i ekipit negociator për bisedimet me Serbinë ku këtë herë janë duke marrë pjesë edhe ambasadorët e vendeve të Quintit.
Në këtë takim po marrin pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli. Po ashtu në këtë takim kanë qenë të ftuar kanë qenë sikur herën e fundit edhe përfaqësuesit e LDK-së dhe Vetëvendosjes.
Nga ambasadorët në takim janë ai i Amerikës, Philip Konsett, i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell dhe ambasadori i Francës, Didier Chabert.