Nis takimi i grupeve të ekspertëve të LV-së dhe LDK-së
23 tetor 2019
| 15:20
Në selinë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje ka nisur takimi në mes të ekspertëve të kësaj partie me të ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për të diskutuar rreth harmonizimit të programeve të tyre për bashkëqeverisje.
Pjesë e grupeve punuese nga Vetëvendosje janë: Glauk Konjufca, Besnik Bislimi dhe Albulena Haxhiu, ndërsa nga LDK-ja Avdullah Hoti e Lumir Abdixhiku.
Ky është takimi i dytë i ekspertëve të këtyre dy partive pas zgjedhjeve të 6 tetorit, ku fituese ka dalë Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar nga LDK-ja.