Nis takimi i Komitetit për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës, pritet votimi i raportit për Kosovën
Tashmë ka nisur të mbahet takimi i Komitetit për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës në Paris të Francës, ku pritet të hidhet në votim raporti për anëtarësimin e Kosovës.
Nëse sot më 27 mars ka rezultate pozitive, pritet të kalojë për shqyrtimrRaporti për Kosovën në Asamblenë Parlamentare, i cili do t’i hapte rrugë më pas vendimit final nga Komiteti i Ministrave të Punëve të Jashtme.
Raporti duhet të votohet me 1/2, pra 27 deputetë duhet të votojnë në Komitet dhe të dërgohet në seancën plenare në PACE për votim. Në Asamblenë Parlamentare kërkohen 2/3 e votave.
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se pritet që të ketë lajme pozitive për Kosovën.
“Pritet që të ketë kuorum, njëkohësisht të votohet raporti dhe të procedohet në takimin e prillit”.
“Ky është vetëm hapi i parë, jemi në një rrugë të mirë por duhet ende punë”, ka thënë Tahiri