Nis takimi i krerëve të shtetit me ambasadorin amerikan
31 janar 2019
| 09:45
Tre krerët institucional, kryeministri Ramush Haradinaj, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli mëngjesin e sotëm kanë hyrë në takim me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett.
Në takim po marrin pjesë edhe dy partnerët e tjerë të koalicionit, i pari i AKR-së Behgjet Pacolli, si dhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj.
Ky takim vjen pas takimit të djeshëm ndërmjet koalicionit qeveritar, takim ky pas së cilit Qeveria përmes një kumtese ka pohuar se koalicioni është stabil dhe funksional, pavarësisht deklaratave kundërthënese të partnerëve lidhur me taksën 100% ndaj Serbisë. /ksp/