Nis takimi i Kurtit me Macronin dhe Scholzin
26 tetor 2023
| 14:27
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në vendin e ngjarjes në Bruksel, ku pritet të takohet me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kryeministren italiane, Giorga Meloni
Kurti është parë duke hyrë në hapësirat e një hoteli, ku ka filluar takimi tashmë.
Kryeministri i Kosovës është paraparë që t’i takojë liderët e shteteve evropiane nga ora 14:00, ndërsa nga 14:30, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Ndërkohë, pak para takimit, emisari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak ka deklaruar se ka pritshmëri të mëdha për takimin.