Nis takimi i Lajçakut me Petkoviqin

04 prill 2024 | 10:23

Në Bruksel ka nisur takimi midis të Dërguarit të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq.

Takimi ka nisur pak pas orës 09:00, pas një të delegacionit serb me Lajçakun, raporton Euronews.rs.

Tema qendrore e këtij raundi të bisedimeve është rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, që përfshin ndalimin e përdorimit të dinarit në territorin e Republikës së Kosovës.

Në Bruksel është duke qëndruar edhe Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, për të zhvilluar bisedime për të njëjtën temë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më katër prill të vitit 2021, Vjosa Osmani ishte zgjedhur…