Nis takimi i ministrave të G7 për klimën, energjinë dhe mjedisin
Në qytetin Sapporo në veri të Japonisë filloi sot takimi i ministrave të G7 për klimën, energjinë dhe mjedisin.
Takimi, ku marrin pjesë ministra nga SHBA, Japonia, Gjermania, Britania, Franca, Kanadaja, Italia dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian, do të jetë një prelud i samitit të liderëve në Hiroshima muajin e ardhshëm, i cili do të organizohet nga kryeministri Fumio Kishida.
Ministri japonez i Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë Nishimura Yasutoshi tha në fjalimin e tij hapës se shpreson që ministrat e Grupit të Shtatë ekonomive më të zhvilluara të kenë diskutime të hollësishme për çështje të rëndësishme, si dhe të dërgojnë mesazhe mbështetjeje për qëllimet e stabilizimit të tregjeve të energjisë dhe reduktimin e emetimeve globale të karbonit, njofton televizioni japonez HNK.