Nis takimi Kurti – Borrell
26 qershor 2024
| 16:14
Raportohet se ka nisur takimi bilateral mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryediplomatit evropian, Josep Borrell.
Pas kësaj, Borrell pritet të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, pasuar me një takim trilateral nga ora 18:00.
Shefi i diplomacisë evropiane në një deklaratë para mediave, ka bërë me dije se do të flasin për hapat e ardhshëm dhe hapat konkret të implementimit të marrëveshjes bazë.
“Për këtë, do të diskutojmë hapat e ardhshëm. Është e qartë se çka është arritur, duhet të implementohet. Implementimi është fjala kyçe dhe sot do të flasim për hapa konkret të këtij implementimi, kalimit të krizave, dhe përkushtimit të plotë në procesin e normalizimit”, ka thënë Borrell. /RTK