Nis takimi Kurti-Mustafa
10 tetor 2019
| 12:26
Lideri i Lëvizës Vetëvendosje (LV), Albin Kurti dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, aktualisht janë duke e zhvilluar një takim për arritjen e koalicionit qeverisës.
Ky takim është duke u mbajtur në Hotel “Sirius” në Prishtinë.
Po në këtë takim është e pranishme edhe nënkryetarja e LDK-së dhe ish-kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani.
Kurti para takimit ka thënë se ky është veç fillimi i një qeverisje të re.
Ai ka thënë se janë duke punuar për një koalicion me LDK-në.
/Epoka e re/