Nis takimi Kurti-Vuçiq
14 shtator 2023
| 11:31
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kanë nisur takimin në Bruksel, të parin pas më shumë se katër muajsh – në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
Kurti dhe Vuçiqi kanë zhvilluar paraprakisht takime të ndara me ndërmjetësuesit e procesit, shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Sipas njoftimit të BE-së, temë e takimit trepalësh është zbatimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht në mes të Kurtit dhe Vuçiqit në muajin shkurt.