Nis takimi Merkel-Vuçiq ku do të bisedohet për Kosovën
23 janar 2019
| 17:22
Ka nisur takimi në mes të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Davos të Zvicrës, i cili po zhvillohet në kuadër të Forumin Ekonomik Botëror.
Vuçiqi ka njoftuar gjatë ditës se në mesin e temave të cilat do t`i diskutojë me zyrtaren e lartë gjermane është edhe Kosova, transmeton Klan Kosova.
Ky është takimi i tyre i 15-të deri më tani, duke përfshirë edhe kohën kur Vuçiqi ishte kryeministër.
Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron në Davos të Zvicrës për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror./klankosova.tv/.