Nis takimi mes Kurtit dhe Borellit, gjatë ditës takohen edhe me Vuçiqin

21 nëntor 2022 | 08:52

Me ftesë të kryediplomatit evropian Josep Borrell, liderët e Kosovës dhe të Serbisë janë takuar sot në Bruksel.

Fillimisht Borrelli pret në takime të ndara kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Më pas pritet takimi i përbashkët.

Takimi mes Borrellit dhe Kurtit ka nisur, raporton REL.

Borrelli tha mbrëmë se e ka thirrur këtë “takim urgjent” për shkak të nevojës për ta shtensionuar situatën.

“Le t’i japim fund menaxhimit të krizave të vazhdueshme dhe në vend të kësaj të fillojmë të përparojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, shkroi ai në Twitter.

Që nga vendimi i qeverisë për riregjistrimin e makinave me targa serbe në ato të Kosovës në fund të qershorit, situata në veri është e tensionuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në Zveçan.…