Nis takimi në mes të LV-së dhe LDK-së
28 nëntor 2019
| 16:49
Ka nisur takimi në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së në përpjekje për të formalizuar marrëveshjen e koalicionit të ardhshëm.
Pjesë e këtij takimi përveç kryetarëve të partive Albin Kurti dhe Isa Mustafa, janë dhe nënkryetarët e këtyre dy subjekteve politike.
KQZ-ja dje ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve. Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit është bërë i mundur pas vendimit të Gjykatës Supreme, për të mos numëruar 392 pako të ardhura me vonesë nga diaspora.
Kërkesën e Vetëvendosjes për numërimin e tyre, ditë më parë e ka hedhur poshtë Paneli për Ankesa dhe Parashtresa, arsyetimin e të cilit e ka mbështetur edhe Gjykata Supreme. /Rtk/