Nis takimi Osmani-Meta
25 nëntor 2021
| 16:30
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim homologun e saj shqiptar, Ilir Meta.
Meta po qëndron për vizitë dy ditore në Kosovë me ç’rast është takuar me krerë institucionesh e partish.
Fillimisht është pritur nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ai i Kuvendit Glauk Konjufca.
Më pas ka zhvilluar takim edhe me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku, kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj.